Aktualitet

“Testi ishte skandaloz, fyerje e madhe për maturantët”/ Pedagogia Lili Sula: M’u deshën 30 minuta të kuptoja pyetjet,

13 Qershor 2020, 06:10 Nga DOSJA
“Testi ishte skandaloz, fyerje e madhe për maturantët”/

Tiranë- Studiuesja dhe pedagogia Lili Sula e ka quajtur skandaloz testin e maturës së Gjuhës Shqipe. Në një postim në Facebook ajo shprehet se iu deshën 30 minuta të kuptonte testin. Sipas saj ky test ishte një fyerje e madhe për maturantët.

“Fyerje e madhe për të gjithë maturantët që kanë lexuar veprat letrare e kanë mësuar këto dy lëndë; fyerje e nëpërkëmbje për mësuesit, që i janë përkushtuar mësimidhënies gjatë viteve të arsimit të mesëm të lartë dhe dje, pas provimit, ishin në pozitë të vështirë e nuk dinin t’i përgjigjeshin pyetjeve të maturantëve për saktësinë e alternativave.”, shprehet ndër të tjera ajo.

Reagimi i plotë:

Maturantët tanë u testuan në provimin e Gjuhës shqipe e të Letërsisë përmes një testi skandaloz, plot probleme në rrafsh konceptual shkencor, metodik e jashtë përmbajtjes lëndore. M’u desh thuajse 30 minuta të kuptoja testin e nuk më doli koha të zgjedh alternativat, për të cilat, për një pjesë syresh, po pres me drojë të publikohet çelësi, ndoshta edhe më jep të drejtë … Fyerje e madhe për të gjithë maturantët që kanë lexuar veprat letrare e kanë mësuar këto dy lëndë; fyerje e nëpërkëmbje për mësuesit, që i janë përkushtuar mësimidhënies gjatë viteve të arsimit të mesëm të lartë dhe dje, pas provimit, ishin në pozitë të vështirë e nuk dinin t’i përgjigjeshin pyetjeve të maturantëve për saktësinë e alternativave. Testi i djeshëm i Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, për më shumë se 32 mijë maturantë u ngjalli atyre ndjesinë e urrejtjes për artin e fjalës, si dhe u zbehu dëshirën për të lexuar letërsi, sepse, tek e fundit, të nxënit e saj në tri vite shkollore nuk pati asnjë vlerë. Hartimi i testit për kurrikulën, që formon identitetin kombëtar te të rinjtë e që e hodhi maturantin/en në qendër të grackës ishte promovimi më i mirë që iu bë distancimit të të rinjve ndaj leximit, si dhe thirrje e hapur për të mos studiuar e jetuar në Shqipëri.

Ditën e djeshme u ngritën në protestë dhjetëra maturantë. Ata u shprehën se teza nuk kishte lidhje me gjuhën shqipe.  Maturantët gjithashtu kërkuan ose ulje të pikëve që llogariten për të hyrë në universitet, ose uljen e peshës së provimit të gjuhë-letërsisë në këtë llogaritje.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lili sula maturantet ne proteste lili sula maturantet ne proteste

Sondazh

Poll