Sport

“Edhe të mëdhenjtë si Ronaldo dështojnë”, Bonucci komenton kualifikimin pa gola kundër Milanit

12 Qershor 2020, 21:55 Nga DOSJA
“Edhe të mëdhenjtë si Ronaldo dështojnë”,

Leonardo Bonucci u intervistua sonte pas fitores me Milanin në Kupën e Italisë. Mbrojtësi i Juventusit e komentoi pa shumë eufori kualifikimin në finale (i arritur me barazim pa gola).

“Gjëja e rëndësishme ishte të siguronim një vend në finalen e Romës. Ishte e çuditshme të luanim në një stadium të boshatisur pas 90 ditësh. Duhet ta shohim gotën gjysmë të mbushur, sepse objektivi ynë ishte të arrinim finalen”, u shpreh shtatlarti italian.

I pyetur për penalltinë e humbur nga Ronaldo, ai u përgjigj: “Edhe më të mëdhenjtë gabojnë. Mendoj se do të shikojmë një Juventus të madh dhe një Ronaldo të madh në ndeshjet e ardhshme. Duam t’u dhurojmë diçka më shumë tifozëve të mërkurën”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bonucci juventus milan bonucci juventus milan

Sondazh

Poll