Sport

“Nëse klubi më kërkon largimin…”, Keidi Bare flet për kombëtaren dhe të ardhmen

12 Qershor 2020, 16:32 Nga DOSJA
“Nëse klubi më kërkon largimin…”, Keidi Bare

Malaga sonte do të luajë kundër Huesca-s pa tifozë (19:30) dhe në fushë do të jenë Keidi Bare dhe Armando Sadiku si titullarë.

Mesfushori Bare ka dhënë së fundmi një intervistë për AS, ku ka folur për shumë tema, por sidomos për të ardhmen e tij.

“Dua të luaj në ‘play-off’. Të gjithë e kemi atë objektiv, por duhet ta arrijmë hap pas hapi. Kombëtarja? Ishim thirrur për miqësoret e marsit, por ndodhi pandemia. Të luash me kombëtaren është si një ëndërr. U jam shumë mirënjohës trajnerit dhe kolegëve”, është shprehur Bare.

I pyetur për rinovimin e mundshëm me Malagën apo largimin, ai ka dhënë një mendim të qartë. “Kam një kontratë deri në vitin 2021. Nuk i dihet se çfarë do të na sjellë e tashmja. Nëse klubi vendos që duhet të largohem, atëherë do të lëviz, sepse nuk kam zgjidhje tjetër. Këtu ndihem si në shtëpi dhe nuk është se dua të lëviz”.

M.P. / Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport intervista keidi bare malaga intervista keidi bare malaga

Sondazh

Poll