Sport

Beckham dhe Ancelotti vihen në garë për James Rodriguez, kolumbiani ka një arsye pro anglezit

12 Qershor 2020, 19:12 Nga DOSJA
Beckham dhe Ancelotti vihen në garë për James Rodriguez,

James Rodriguez ende nuk e di se ku do të luajë në sezonin e ri. 28-vjeçari nuk vlerësohet shumë nga Zinedine Zidane dhe në fund të sezonit do të largohet nga Real Madrid.

Ai ka si synim të luajë si titullar në Kupën e Amerikës në vitin 2021, ku vendi i tij, bashkë me Argjentinën, është organizator i kompeticionit. Kështu, i duhet një skuadër që e do me ngulm. Trajneri Carlo Ancelotti po provon ta marrë tek Everton, por James ka marrë një ofertë të rëndësishme nga Inter Miami i David Beckham.

Transferimi në MLS do të ishte një avantazh i madh për kolumbianin, i cili do të ishte më afër shtëpisë së tij dhe ku shanset për të luajtur do të ishin të shumta. Problemi është se ai do të vinte karrierën e tij në dyshim, sepse MLS nuk krahasohet me futbollin europian.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter miami james merkato inter miami james merkato

Sondazh

Poll