Sport

Kupa e Italisë: Ronaldo e nis duke dështuar në penallti, por Juventusi kalon në finale

12 Qershor 2020, 21:06 Nga DOSJA
Kupa e Italisë: Ronaldo e nis duke dështuar në penallti, por

Gjysmëfinalja e kthimit e Kupës së Italisë, Juventus-Milan, është mbyllur 0-0. Bardhezinjtë nuk ishin në formë pas karantinës, krejt e kuptueshme, por as Milani nuk tregoi forcë për të shënuar golin e avantazhit. Ky rezultat favorizon Juventusin, i cili kalon në finale, aty ku e pret fituesi i takimit Napoli-Inter.

Në minutën e 16-të, Cristiano Ronaldo pati shansin të shënonte me penallti, por nuk u tregua i saktë. Ai gjeti shtyllën dhe jo rrjetën.

Më pas ndodhi edhe një episod që ka patur për protagonist sulmuesin Ante Rebic, i cili u largua me karton të kuq pas një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Danilos.

Pavarësisht inferioritetit numerik, Milani arriti të mbrohet shumë mirë, por nuk e gjeti dot golin e fitores. Juventusi diti të mbrohej mirë dhe në fund diferencën e bëri stoli i fortë bardhezi.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus kupa milan juventus kupa milan

Sondazh

Poll