Sport

Huazim nga Gjermania, Italia më në fund ndryshon rregullin e karantinës, shpëtohet Serie A

12 Qershor 2020, 15:58 Nga DOSJA
Huazim nga Gjermania, Italia më në fund ndryshon rregullin e

Nëse një lojtar infektohet, karantinohet gjithë skuadra. Rregull jo edhe aq i pranueshëm, apo jo? Ja që më në fund Italia do e heqë! Komiteti teknik-shkencor ka pranuar më në fund propozimin e Federatës Italiane të Futbollit. Ashtu si në Gjermani, do të karantinohet lojtari i prekur nga koronavirusi, por jo ekipi.

Të gjithë lojtarët në këtë rast do të duhet t’i nënshtrohen dy tamponëve në 4 ditë, për të parë nëse është përhapur virusi ose jo. Nëse rezultatet do të dalin negative, atëherë ekipi do të zbresë në fushë.

Mofikimi i modulit të karantinës do t’i japë mundësi ekipit që të mos ndalojë në rast infektimi të një lojtari, por të vazhdojë sezonin. Me këtë ndryshim, sezoni do të shpëtojë dhe rreziku i mbylljes së kampionatit shuhet përfundimisht.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport rregull serie a tampone rregull serie a tampone

Sondazh

Poll