Sport

Një serial me bukuroshen Wanda Nara, përgatituni ta shihni së shpejti në Netflix ose HBO

12 Qershor 2020, 16:55 Nga DOSJA
Një serial me bukuroshen Wanda Nara, përgatituni ta shihni së

Wanda Nara ka deklaruar se së shpejti historia e jetës së saj do të jetë një serial biografik. Partnerja e sulmuesit Mauro Icardi është shumë e njohur në Amerikën Latine dhe në Europë dhe tërheq vëmendje kudo shkon. Ajo është gjithashtu menaxhere e ish-kapitenit të Interit.

“Dy agjenci të mëdha janë ofruar të realizojnë një serial mbi jetën time, Netflix dhe HBO. Po mendoj si ta strukturoj historinë”, është shprehur Wanda në një intervistë të fundit.

“Do të ketë shumë histori dhe personazhe. Nëse nis nga fëmijëra ime, duhet një tjetër karantinë për ta mbaruar. Këtë javë do të nisim skenarin. Ka ende plot aspekte të fshehta për mua. Nuk e di kush do të më interpretojë”, ka shtuar ajo.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport netflix serial wanda nara netflix serial wanda nara

Sondazh

Poll