Sport

Rivaldo i prish punë Interit, fut hundët te merkatoja dhe sugjeron një “bomber” në Madrid

12 Qershor 2020, 17:40 Nga DOSJA
Rivaldo i prish punë Interit, fut hundët te merkatoja dhe sugjeron

Legjenda Rivaldo mendon se Edinson Cavani duhet ta mbyllë karrierën tek Atletico Madrid dhe jo tek Interi. Trajneri Antonio Conte ka shfaqur interes për sulmuesin uruguaian, por braziliani ka një sugjerim tjetër.

Sipas kampionit të botës në vitin 2002 me Brazilin, të luash në Madrid është më mirë, sepse atje ka shanse për trofe më shumë se në Milano.

“Thuhet se Edinson po negocion me Interin, por unë mendoj se ai duhet të vazhdojë të konsiderojë mundësinë për të shkuar tek Atletico. Do të ishte bukur për të, sepse do të shkonte te një klub që lufton për kampionatin dhe luan gjithmonë në Champions League”, ka thënë Rivaldo.

“Besoj se Simeone do t’i pëlqente të kishte një lojtar si Cavani në skuadrën tij. Më mirë ta mbyllë karrierën në Madrid se në Itali”, ka thënë Rivaldo.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cavani legjenda rivaldo cavani legjenda rivaldo

Sondazh

Poll