Sport

Spanja lë pas koronavirusin, presidenti Tebas ndez dritën jeshile për tifozët në stadiume

12 Qershor 2020, 16:40 Nga DOSJA
Spanja lë pas koronavirusin, presidenti Tebas ndez dritën jeshile

SPANJË-Presidenti i Federatës spanjolle, Javier Tebas ka qenë vërtet shpresëdhënës dhe gjasat janë që tifozët të kthehen në stadiume në një kohë të shkurtër. Pas disa ndeshjeve të Segunda Division dhe derbit që u zhvillua ditën e enjte mes Sevilla dhe Betis, tani numri një i futbollit dëshiron tifozët nëpër stadiume.

“Numri i të infektuarve po bie çdo ditë dhe qeveria po mendon rikthimin e tifozëve në stadiume. Kemi nevojë të koordinohemi me të gjitha autoritetet për ta bërë diçka të tillë të ndodhë. Për 10-15 do të takohemi me qeverinë dhe do të përpiqemi të rikthejmë tifozët.

Natyrisht që numri i tyre do të jetë i kufizuar dhe do të ketë masa paraprake. Do ishim të lumtur të kishim edhe sa 10-15 për qind e kapaciteteve të stadiumeve”, është shprehur Tebas për mediat.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futbolli spanjoll javier tebas futbolli spanjoll javier tebas

Sondazh

Poll