Sport

Përmbysje e çmendur e Fenerbahces, shënon edhe sulmuesi shqiptar Vedat Muriqi

12 Qershor 2020, 21:11 Nga DOSJA
Përmbysje e çmendur e Fenerbahces, shënon edhe sulmuesi

Fenerbahce sot shkëlqeu duke marrë një fitore të çmendur 2-1 përballë Kayserisporit në Turqi. Kjo ishte një super ndeshje, ku la gjurmët e tij edhe sulmuesi shqiptar Vedat Muriqi.

Miqtë shënuan të parët me lojtarin Mensah në minutën e 59-të. Situatën për Fenerbahcen e përkeqësoi Tufan, i cili la me 10 futbollistë ekipin e tij. Ndeshja për ekipin e Muriqit dukej e humbur, por ishte pikërisht lojtari i kombëtares së Kosovës ai i cili barazoi me penallti  në minutën e 86-të.

Ky është goli i tij i 14-të në kampionat. Për të realizuar përmbysjen mendoi dy minuta më vonë Luiz Gustavo. Kjo ishte një fitore e madhe, edhe pse pa tifozë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fenerbahce gol muriqi fenerbahce gol muriqi

Sondazh

Poll