Sport

Ibrahimovic nuk lejohet të jetë as në tribunë kundër Juventusit!

12 Qershor 2020, 15:31 Nga DOSJA
Ibrahimovic nuk lejohet të jetë as në tribunë kundër

Për të parën herë që kur u transferua te Milani, Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë as në tribunën e “Allianz Stadium” për ndeshjen e Kupës së Italisë, Juventus-Milan.

Në të vetmen ndeshje kur suedezi nuk ishte i pranishëm as në pankinë, atë ndaj Veronas, Zlatan gjithsesi u prezantua në tribunë, edhe pse ishte me gjendje gripale. Protokolli përcakton se në stadium duhet të jenë vetëm 300 persona, përfshirë edhe personelin e shërbimit.

Delegacioni kuqezi në Torino është i përbërë prej 70 personash, ndaj Zlatan edhe pse i skualifikuar, nuk do të mund të jetë në stadium, por në tribunë do të kishte dashur. Ai do ta ndjekë ndeshjen nga shtëpia.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus milan zlatan juventus milan zlatan

Sondazh

Poll