Sport

Mesfusha e Bayern-it totalisht e arnuar, pas dyshes Coutinho-Tolisso dëmtohet edhe një yll tjetër

12 Qershor 2020, 15:28 Nga DOSJA
Mesfusha e Bayern-it totalisht e arnuar, pas dyshes Coutinho-Tolisso

Bayern sot mori një lajm të keq nga infermieria. Mesfushori Thiago Alcantara duhet të operohet dhe do të mungojë për tri javë.

Trajneri Hansi Flick duhet të bëjë pa shërbimet e mesfushorit deri në finalen e Kupës së Gjermanisë, kur pritet që ai të rikthehet. Kaq është koha që merr rikuperimi i lojtarit dhe stafi teknik shpreson që ta ketë gati në fundin e sezonit.

Ish-lojtari i Barcelonës, i blerë për 25 mln euro kur Pep Guardiola mori drejtimin e bavarezëve, ka probleme në rrëzë të kofshës. Ai sapo ka kaluar një dëmtim tjetër në pulpë.

M.P. / Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern dëmtim thiago bayern dëmtim thiago

Sondazh

Poll