Politike

Murrizi kërkon largimin e Hajdarit: Ka të njëjtin mendim me Gjiknurin, s’na drejton dot ne

12 Qershor 2020, 17:26 Nga DOSJA
Murrizi kërkon largimin e Hajdarit: Ka të njëjtin mendim me

TIRANË– Deputeti Myslym Murrizi bëri me dije se ka kërkuar zyrtarisht largimin e Rudina Hajdarit, si bashkëkryetare të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Me anë të një deklarate përpara mediave, pas mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, Murrizi tha se Hajdari ka filluar të ketë të njëjta mendime me Damian Gjiknurin, dhe se nuk mund të përfaqësojë opozitarët e tjerë.

Murrizi shtoi se këtë kërkesë e kanë firmosur edhe tetë deputetetë të tjerë, pjesë e Demokratëve dhe se ka mbështetjen e shumë Opozitarëve në Parlament.

Çfarë të na takojë ne si Opozitë të na e emërojë maxhoranca. Ne nuk e njohim marrëveshjen e firmosur. Është më e voltshme që ky Komision të mos drejtorhet nga dy persona që ndajën të njëjtin mendim me njëri-tjetrin, por jo me ne. Shkresa është dërguar. Kam mbështetjen e anëtarëve të tjerë të Opozitës parlamentare. Është firmosur nga tetë të tjerë,”– tha Murrizi ndër të tjera.

Deklarata u bë pas mbledhjes së Komsionit të Reformës Zgjedhore. Në mbledhje deputetët e opozitës janë njohur me marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik. Opozita është shprehur kundër marrëveshjes dhe ka thënë se pakti duhet të arrihet në Kuvend, pasi të pranohet kushti për ndryshim sistemit dhe lista të hapura.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mblidhet komisioni i reformës zgjedhore myslym murrizi mblidhet komisioni i reformës zgjedhore myslym murrizi

Sondazh

Poll