Politike

Mblidhet Komisioni i Zgjedhores, Gjiknuri: Do flasim të fundit. Hajdari e Gjoni: S’tërhiqemi, duam lista të hapura e ndrysh

12 Qershor 2020, 17:00 Nga DOSJA
Mblidhet Komisioni i Zgjedhores, Gjiknuri: Do flasim të fundit. Hajdari e

TIRANË- Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore është mbledhur sot pas disa muaj pushim. Bashkëkyetaret e Komionit, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari kanë njohur anëtarët e tjerë me marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik dhe kanë diskutuar për të.

Kjo ishte një seancë informuese. Një pjesë e anëtarëve të opozitës thonë se nuk e njohin Këshillin Politik. Por unë shpresoj se deri në fund do të kemi reflektim”, tha Gjiknuri pas mbledhjes.

Ndërkohë mësohet se deputetët e opozitës së re kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për këtë marrëveshje duke thënë se asnjë prej propozim i tyre nuk është përkthyer në marrëveshje.

Pakënaqësinë e treguan dhe dy anëtarët e opozitës, Ralf Gjoni dhe Rudina Hajdari, të cilët në deklaratën e tyre për mediat janë shprehur se do i qëndrojnë deri në fund qëndrimit të tyre për lista të hapura dhe ndryshim të sistemit zgjedhor. Ata u shprehën se marrëveshja mes palëve do bëhet në Kuvend dhe nuk mund të anashkalohet opozita e re në asnjë lloj rrethane.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri mblidhet komisioni i reformës zgjedhore ralf gjoni rudina hajdari damian gjiknuri mblidhet komisioni i reformës zgjedhore ralf gjoni rudina hajdari

Sondazh

Poll