Politike

Komisioni i Reformës Zgjedhore, Murrizi: 29 deputetë kanë firmosur, kërkojmë hapjen e listave dhe ndryshimin e sistemit zgj

12 Qershor 2020, 17:19 Nga DOSJA
Komisioni i Reformës Zgjedhore, Murrizi: 29 deputetë kanë

TIRANË– Deputeti Myslym Murrizi ka kërkuar që të rishikohet Kushteta, konkretish në nenet 64 dhe 68, për të ndryshuar pjesën e listave të hapura dhe sistemin zgjedhor. 

Përpara kamerave, pas mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore, Murrizi tha që kjo kërkesë është firmosur nga 29 deputetë dhe pret maxhorancën që të diskutojë.

Unë jam sot këtu që të shpreh para jush dhe nëpërmjet jush para gjithë shqiptarëve….që 29 deputetë, propozojmë rishikimin e Kushtetutës së Shqipërisë për nenin 64 që është hapja e listave dhe nenin 68 që është ndryshimi i sistemit zgjedhor. Në këtë mënyrë deputetët duhet të zgjidhen me votën e shqiptarëve. 29 deputetë kanë firmosur. Kjo ishte arsyeja që ne sot kemi pasur një ditë të ngjeshur. Ne kemi që në orën pesë këtu, por që të mos flasim poshtë tavolinave dhe që të mos shëtisim bahçe më bahçe, po ju lë këtë kopje,“- tha Murrizi. 

Deklarata u bë pas mbledhjes së Komsionit të Reformës Zgjedhore. Në mbledhje deputetët e opozitës janë njohur me marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik. Opozita është shprehur kundër marrëveshjes dhe ka thënë se pakti duhet të arrihet në Kuvend, pasi të pranohet kushti për ndryshim sistemit dhe lista të hapura.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike komisioni i reformës zgjedhore] myslym murrizi komisioni i reformës zgjedhore] myslym murrizi

Sondazh

Poll