Politike

Rudina Hajdari nuk tërhiqet: Duam ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe listat e hapura, beteja jonë tani është në Parlament,

12 Qershor 2020, 16:45 Nga DOSJA
Rudina Hajdari nuk tërhiqet: Duam ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe listat

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari u shpreh se nuk tërhiqet nga vendimi për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe për listat e hapura. Përpara kamerave, dy orë pasi u mblodh Komisioni i Reformës Zgjedhore, Hajdari shtoi se beteja e opozitës parlamentare, tashmë është në parlament, pasi kanë votat dhe mbështetjen e duhur.

Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore u mblodh sot në orën pesë. Trajtuam çështjen e marrëveshjes. Ne nuk jemi mbkedhur si institucion apo pjesë e parlamentit. Duhet të ishte trajtuar dhe mbledhur hap pas hapi. Ajo që është e rëndësishme për ne të gjithë si Opozitë Parlamentare….duam ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe listat e hapura. Beteja jonë tashmë është në Parlament, sepse ne kemi votat dhe mbështetjen. Ne kemi për detyrë që t’u realizojmë qytetarëve dëshirën për të votuar personin dhe jo siglat politike. Kjo do të sillte një përmirësim të demokracisë në këtë vend,“- tha Hajdari.

Deklarata u bë pas mbledhjes së Komsionit të Reformës Zgjedhore. Në mbledhje deputetët e opozitës janë njohur me marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik. Opozita është shprehur kundër marrëveshjes dhe ka thënë se pakti duhet të arrihet në Kuvend, pasi të pranohet kushti për ndryshim sistemit dhe lista të hapura.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mblidhet komisioni i reformës zgjedhore rudina hajdari mblidhet komisioni i reformës zgjedhore rudina hajdari

Sondazh

Poll