“Duam ndryshim të Kushtetutës”, deputeti Stojku: Ne do mbetemi në histori njësoj si firmëtarët e pavarësisë
12 Qershor 2020, 17:24Nga DOSJA
TIRANË- Deputetët e opozitës së re kanë bërë me dije se sot kanë dorëzuar një nismë për ndryshimin e Kushtetutës. Në një deklaratë për mediat, deputeti Nimet Musai tha se janë rreth 80% e qytetarëve që e kërkojnë këtë gjë dhe ata po flasin në emër të tyre.
“Sot 29 deputetë opozitarë kanë dorëzuar sot kërkesën për ndryshimin e Kushtetutës dhe kërkojmë listat e hapura. 70 deri në 80% e shqiptarëve kërkojnë lista të hapura dhe në po mbështesim qytetarë shqiptarë. Ne duam lista të hapura dhe mos të ketë koalicione parazgjedhore”, tha Musai.
Nga ana tjetër Edmond Stojku u shpreh se këta firmëtarë do mbeten në histori njësoj si ata që kanë firmosur pavarësinë dhe ata Kongresin e Lushnjes. “Në 100 vitet e shtetit firmëtarët e pavarësisë, të Kongresit të Lushnjes dhe historia do mabjë mend emrat e këtyre deputetëve që kërkojnë ndryshim të sistemit zgjedhor”, tha Stojku.
Deklarata u bë pas mbledhjessë Komsionit të Reformës Zgjedhore. Në mbledhje deputetët e opozitës janë njohur me marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik. Opozita është shprehur kundër marrëveshjes dhe ka thënë se pakti duhet të arrihet në Kuvend, pasi të pranohet kushti për ndryshim sistemit dhe lista të hapura.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Deputeti Myslym Murrizi ka kërkuar që të rishikohet Kushteta, konkretish në nenet 64 dhe 68, për të ndryshuar pjesën e listave të hapura dhe sistem...
TIRANË- Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore është mbledhur sot pas disa muaj pushim. Bashkëkyetaret e Komionit, Damian Gjiknuri dhe Rudina Ha...
TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari u shpreh se nuk tërhiqet nga vendimi për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe për listat e hapura. Përpara kamerave, dy orë ...
TIRANË– Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni, ka folur sot pas mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore. Në një deklaratë për mediat, Gjoni u shpreh ...
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka folur sot pas mbledhjes së Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Në një deklaratë ...
TIRANË– Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe ministr...
TIRANË– Klodian Tace, i zgjedhuri i Partisë Socialiste në Gramsh, ka fshehur në formularin e dekriminalizimit hetimin për vjedhje nga prokuroria e Tiranës ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot plaftormën e tij për masat që duhet të marrë vendi për integrimin në Bashkimin Evropian. Në reagimin e tij Me...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nderuar ditën e sotme një nga heronjtë e luftës së Kosovës. Kryedemokrati vendosi lule pranë bustit të ...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar kundër Kryeministrit Edi Rama duke e quajtur kufomë politike. Në një reagim në med...