Politike

Kryebashkiaku i Gramshit rrezikohet nga dekriminalizimi, fshehu hetimin për vjedhje tek klinika private në 2009

12 Qershor 2020, 15:49 Nga DOSJA

TIRANË– Klodian Tace, i zgjedhuri i Partisë Socialiste në Gramsh, ka fshehur në formularin e dekriminalizimit hetimin për vjedhje nga prokuroria e Tiranës në vitin 2009. Dosja.al ka siguruar ekskluzivisht materialin e plotë hetimor të prokurorisë ku Tace rezulton i pafajshëm për akuzën në fjalë.  Por megjithëse ai nuk është dënuar për vjedhje, ai ka qenë nën hetim, dhe këtë fakt e ka fshehur në formularin e dekriminalizimit.

Formulari i dekriminalizimit ku Tace ka firmosur se nuk ka qenë kurrë nën hetim nga organet shqiptare të hetimit.

Është kjo dosje që në bazë të ligjit për dekriminalizimin, rrezikon mandatin e Taces, njësoj si Agim Kajmakut, Valdrin Pjetrit dhe kryebashkiakëve të tjerë që janë prekur nga ligji dhe kanë lënë mandatin.

Tace ka fshehur hetimin duke falsifikuar kështu formularin, dhe Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, konkretisht neni 190 parashtron se:

Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.

Vjedhja e lekëve tek klinika private në Tiranë në Babrru me vlerë 68 mijë lekë të reja

Ngjarja në fjalë ka ndodhur më 28 shkurt 2009 ku shtetasja Ledina D. ka kallëzuar në prokurori se rreth orës 16:00 në qendrën shëndetësore ku ajo punonte si recepsioniste, kanë shkuar dy teknikë kompjuterash, Sokol V., dhe Klodian Tace, që tashmë është kryetar bashkie në Gramsh.

Dy teknikët e kompjuterave shkuan për të kontrolluar dhe rregulluar pajisjet e klinikës. Në një moment, Ledina D., ka dalë nga vendi i saj dhe Klodian Tace i ka kërkuar kodin e hyrjes së kompjuterit për ta kontrolluar. Pasi ajo ka shkuar i ka dhënë kodin është kthyer tek kolegët e saj me të cilët po qëndronte.

Kur u kthye në tavolinë vë re sirtarin e hapur, ku mungonin paratë. Ajo akuzoi asokohe dy teknikët e kompjuterave, por prokurorja Gashi e pushoi çështjen pasi ka qenë i pamundur identifikimi i autorëve.

Dosja.al do të publikojë në vijim materialin e plotë të dosjes hetimore për Klodian Tacen, i cili tashmë ka një llogari të hapur me shtetin shqiptar për këtë çështje.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dekriminalizimi klodian taçe dekriminalizimi klodian taçe

Sondazh

Poll