Politike

Komisioni i Zgjedhores, Ralf Gjoni: Do luftojë deri në fund për ndryshim sistemi dhe lista të hapura

12 Qershor 2020, 16:43 Nga DOSJA
Komisioni i Zgjedhores, Ralf Gjoni: Do luftojë deri në fund për

TIRANË– Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni, ka folur sot pas mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore. Në një deklaratë për mediat, Gjoni u shpreh se ai është një ndër propozimin për lista të hapura dhe ndryshim të sistemit, e theksoi se do i qëndrojë deri në fund. Ai tha se nuk mund të tradhtojë 50 mijë qytetarë që kanë firmosur peticionin për lista të hapura dhe për këtë gjë do luftojë me forcë.

Unë kam shprehur opinionin tim si anëtar i komisionit që këshilli politik është një entitet ekstra institucional dhe që nuk mund ta marrim do parasysh në komisionin e reformës zgjedhore. Shteti funksionon përmes institucioneve dhe procedurave. Jam propozues zyrtarisht i projektligjit për ndryshimi ne sistemit zgjedhor dhe për listat e hapura mbështetur nga një peticion me firmat e 50 mijë qytetarëve. Kjo kërkesë, kjo aspiratë e shqiptarëve nuk është trajtuar në kësh politik. Para atyre 50 firmave nuk mund të vendos firmat në këshillin politik. Këta deputetë janë shumë më seriozë se deputetët që ishin. Brenda 1 viti kemi treguar se kemi ndryshuar gjithë rrjedhën e debatit”, tha Gjoni.

Deklarata u bë pas mbledhjes së Komsionit të Reformës Zgjedhore. Në mbledhje deputetët e opozitës janë njohur me marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik. Opozita është shprehur kundër marrëveshjes dhe ka thënë se pakti duhet të arrihet në Kuvend, pasi të pranohet kushti për ndryshim sistemit dhe lista të hapura.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mblidhet komisioni i reformës zgjedhore opozita e re kerkon lista te hapura ralf gjoni mblidhet komisioni i reformës zgjedhore opozita e re kerkon lista te hapura ralf gjoni

Sondazh

Poll