Politike

Gjiknuri komenton nismën e opozitës së re për listat e hapura: Tani e mora vesh, do flasim të fundit

12 Qershor 2020, 16:40 Nga DOSJA
Gjiknuri komenton nismën e opozitës së re për listat e

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka folur sot pas mbledhjes së Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Në një deklaratë për mediat, Gjiknuri tha se maxhoranca do flasë e fundit për sistemin zgjedhor.

Më tej ai komentoi dhe për propozimin e opozitës së re, që kërkojnë hapjen e listave, duke thënë nuk e ka parë të plotë dhe nuk mund të shprehej në këtë moment.


Kjo ishte një seancë informuese. Një pjesë e anëtarëve të opozitës thonë se nuk e njohin Këshillin Politik. Por unë shpresoj se deri në fund do të kemi reflektim. Unë shpresoj po ashtu se deri në fund të arrijmë marrëveshje. Ne jemi parti që iu qëndrojmë marrëveshjeve dhe nuk bëhemi palë të shkeljes së marrëveshjes. Kjo paketë është në dobi të shqiptarëve. Çështja e sistemit zgjedhor është edhe një kusht për integrimin europiain”, tha Gjiknuri.

Deklarata u bë pas mbledhjes së Komsionit të Reformës Zgjedhore. Në mbledhje deputetët e opozitës janë njohur me marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik. Opozita është shprehur kundër marrëveshjes dhe ka thënë se pakti duhet të arrihet në Kuvend, pasi të pranohet kushti për ndryshim sistemit dhe lista të hapura.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri mblidhet komisioni i reformës zgjedhore opozita e re kerkon lista te hapura damian gjiknuri mblidhet komisioni i reformës zgjedhore opozita e re kerkon lista te hapura

Sondazh

Poll