Politike

“Dha jetën për lirinë e Kosovës”, Basha nderon heroin nga Kavaja, vendos lule te busti i Indrit Carës

12 Qershor 2020, 15:30 Nga DOSJA
“Dha jetën për lirinë e Kosovës”, Basha nderon

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nderuar ditën e sotme një nga heronjtë e luftës së Kosovës. Kryedemokrati vendosi lule pranë bustit të heroit nga Kavaja, Indrit Cara.  Ndër të tjera basha falenderoi vendet europiane, NATO-n dhe SHBA-në, për kontributin e tyre për lirinë e popullit të Kosovës

Postimi i plotë

Nuk përjetoja vetëm emocionin tim, por jetoja ëndrrën e gjyshërve të mi, ëndrrën me të cilën isha rritur që fëmijë e që po e shihja të bëhej realitet, Kosova e lirë. Në 12 qershorin e 1999 lindi drita e shpresës e lirisë dhe dinjitetit për shqiptarët e Kosovës. Për çdo ditë e brez pas brezi, kujtojmë me mirënjohje miqtë dhe aleatët e mëdhenj që mundësuan e ndihmuan ëndrrën tonë për një Kosovë të lirë. Mirënjohje të thellë SHBA, vendeve mike Europiane, NATO-s e të gjithë atyre që i dhanë jetë ëndrrës për liri të popullit të Kosovës. Mirënjohje përjetë Presidentit Ibrahim Rugova, Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari dhe bijave e bijve të Kosovës e mbarë kombit që luftuan dhe ranë në altarin e lirisë. Sot vendosa lule pranë bustit të Indrit Carës, heroit nga Kavaja që luftoi dhe dha jetën për lirinë e Kosovës. Ai, dëshmorët dhe luftëtarët e tjerë nga Shqipëria dhe gjithë viset shqiptare do të mbeten përjetë frymëzimi i një kombi thellësisht mirënjohës, standarti i artë i atdhedashurisë dhe idealizmit të pastër për liri e për Atdhe!

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike indrit cara lulzim basha lulzim basha vendos lule te busti i indrit cares indrit cara lulzim basha lulzim basha vendos lule te busti i indrit cares

Sondazh

Poll