Politike

Shkarkimi i Dvoranit, Ylli Manjani zbulon “shkeljen” tek Gjykata Kushtetuese: Vitore Tushës ka tri vite që i ka mbaruar ma

12 Qershor 2020, 10:14 Nga DOSJA
Shkarkimi i Dvoranit, Ylli Manjani zbulon “shkeljen” tek Gjykata

TIRANË– Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar në rrjetet sociale vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor që vendosi dje largimin nga Gjykata e Lartë dhe Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, për Ardian Dvoranin. Manjani thotë se njësoj si Dvorani duhet trajtuar edhe Vitore Tusha, të cilës ka tri vite që i ka mbaruar mandati si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese që më mars 2017 dhe vazhdon deri më sot në detyrë.

POSTIMI I PLOTË I YLLI MANJANIT: 

Dvorani biss.
=======
Që të jemi të drejtë në arsyetim dhe në veprim, njësoj si zoti Dvorani duhet trajtuar edhe zonja Vitore Tusha. Zonjës Tusha i ka mbaruar mandati i gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese që në mars 2017. Jemi në qershor 2020. Pra 3 vite e 3 muaj zonja Tusha qëndron në detyrë. Vetëm 3 vite më pak se Dvorani. Por LOGJIKA ËSHTË NJËSOJ. Të dy janë mbajtës të një mbandati të mbaruar kohë më parë. Dvorani më në fund ikën, Tusha jo. Përse?!

Formalistët përpiqen të justifikojnë me paragrafë ligjesh që skanë asnjë kuptim, sepse në vetvete ato ligje janë të lodhura nga keq dhe moszbatimi i tyre. (Ja një provë që tregon se ato ligjet e reformës u shkruan me mend në bythë jo në kokë). Në fakt ka një rregull të gjithpranuar botërisht, që lejon vazhdimin e mandatit deri në emërimin e gjyqtarit të ri. Ishte edhe për pozicionin e Dvoranit ky rregull. Ashtu i sforcuar, por ishte.

Atëhere përse zonja Tusha trajtohet ndryshe?! Rregulli i vazhdimësisë së detyrës nuk lidhet me personin që e kryen aty, por me vazhdimësinë e vendimmarrjes së gjykatës ku shërben. Pra ky rregull nuk është vënë për të bërë gjyqtarët të përjetshëm,por për të garantuar gjykatën funksionale. Mirëpo Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale. Se iku Vitore Tusha nga detyra, për shkak se i ka mbaruar mandati, nuk ndryshon asgjë në veprimtarinë e Gjykatës. Ndaj zonja Tusha duhet të ikë. Njësoj si zoti Dvorani, për të njëjtën llogjikë e për të njëjtat arësye. E drejta kërkon që rastet të trajtohen njësoj. Nuk kanë kuptim rrjeshtat e lodhura të ligjeve tranzitore të pakuptimta. Që të shmanget debati Dvorani biss, çmoj se zonja duhet të largohet.

P.S. Analiza është thjesht parimore. Personat që përmenden janë profesionistë të nderuar dhe me kontribut në sistem.

Ditën e djeshme, me 6 vota pro dhe 3 kundër Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur për përfundimit e mandatit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani. KLGJ me shumicë votash vendosi që Dvorani të njoftohet nga Këshilli për t’u caktuar në një pozicion në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Pas këtij vendimi, Ardian Dvorani nuk është më kreu i Këshilli të Emërimeve në Drejtësi. Në vendin e tij në KED do jetë Vitore Tusha, e cila mbante pozicionin e zëvendës kryetares. Shkarkimi erdhi pas përplasjeve dhe kallëzimit të presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranin.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ardian dvorani vitore tusha ylli manjani ardian dvorani vitore tusha ylli manjani

Sondazh

Poll

Politike 12 Qershor 2020, 07:34

Në deklaratën fillestare të pasurisë në vitin 2013 çifti Meta deklaronte pak më shumë se 20 mijë euro gjendje parash, një automjet me vlerë 30 mijë euro,...