Politike

Hetimet ndaj Agron Malajt, PD letër ambasadorëve të SHBA dhe BE: KQZ të mblidhet dhe ta shkarkojë

12 Qershor 2020, 10:08 Nga DOSJA
Hetimet ndaj Agron Malajt, PD letër ambasadorëve të SHBA dhe BE:

TIRANË- Partia Demokratike nëpërmjet një letre, ka vënë në dijeni ambasadorët e BE dhe SHBA në vendin tonë, për hetimet e Prokurorisë së Përgjithshme, për kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj. Demokratët u kanë bërë me dije ambasadorëve se Prokuroria e Përgjithshme ka vërtetuar se Malaj rezulton i dënuar në vitin 1999 për armëmbajtje pa leje dhe se i ka kërkuar KQZ të zhvillojë sa më shpejt një mbledhje për shkarkimin e tij.  Edhe pse Malaj nuk e ka fshehur dënimin në formular, sërish preket nga ligji i dekriminalizimit, i cili nuk e lejon të vazhdojë mandatin e tij.

Në një reagim të pak ditëve më parë, Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, u shpreh se Prokuroria i ka dhënë të drejtë demokratëve për dënimin Malajt, i cili tashmë duhet të lërë mandatin.

Prokuroria e Përgjithshme pas verifikimeve bëri me dije, se ndaj Malajt nuk ka akuzë për plagosje , por vetëm armëmbajtje pa leje.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike akuzat e pd per agron malajn pd leter ambasadoreve akuzat e pd per agron malajn pd leter ambasadoreve

Sondazh

Poll

Politike 12 Qershor 2020, 07:34

Në deklaratën fillestare të pasurisë në vitin 2013 çifti Meta deklaronte pak më shumë se 20 mijë euro gjendje parash, një automjet me vlerë 30 mijë euro,...