Aktualitet

Liroi biznesmenin Billa pas dënimit të përjetshëm në Angli, ILD nis hetimin për gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha

12 Qershor 2020, 09:47 Nga DOSJA
Liroi biznesmenin Billa pas dënimit të përjetshëm në

TIRANË- Një ditë pas atentati mafioz tek “Komuna e Parisit” ku mbeti i vrarë biznesmeni i makinave me qira, Hekuran Billa, është zbuluar e shkuara e tij e errët në Angli, por edhe shkeljet e radhës nga drejtësia shqiptare. Është sërish gjyqtarja Enkelejda Hoxha, e cila liroi Endrit Doklen, Genc Tafilin apo Ilir Pajën, që i ka dhënë lirinë Billës për vrasjen e vitit 2006 në Angli, ku 40-vjeçari, asokohe i njohur si “Hernand Bilali”, i mori jetën mikut të tij shqiptar, Prel Markut. Është ky vendim që ka sjellë reagimin e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, që paralelisht ka hapur një tjetër hetim administrativ për gjyqtaren Enkelejda Hoxha për lirimin e Endrit Dokles.

NJOFTIMI I ILD: 

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka ndjekur informacionet publike lidhur me vrasjen mbrëmjen e kaluar të shtetasit H.B., në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë dhe të dhënat se ndaj këtij shtetasi ishte dhënë një dënim me burgim të përjetshëm. Duke marrë shkas nga faktet e bëra publike në media ditën e sotme, zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka nisur verifikimin e këtyre fakteve dhe të rastit.

Si u lirua Hekuran Billa? 

40-vjeçari u dënua në Angli me burgim të përjetshëm për akuzën e vrasjes ndaj 22-vjeçarit Prel Marku. Ngjarja ndodhi më 14 tetor 2006 në “Park Royal” në Londër, dhe gjykata e Snaresbookut në Angli e dënoi më 2008 me burgim të përjetshëm në mungesë. Gjatë kohës që u dënua në Angli, Billa, asokohe vetëm 29 vjeç ishte prangosur në Shqipëri dhe dënimi anglez mbërriti në vendin tonë më 13 maj 2014, ku gjyqtari Altin Abdiu e njohu në shkallën e parë burgimin e përjetshëm. Por, më 20 korrik 2016, një tjetër gjyqtar, Lefter Jahaj ndryshoi vendimin në Apel, duke e dënuar me 25 vite burg. Por, gjyqtarja Enkelejda Hoxha, i fali atij 5 vite burg, duke i njohur uljet nga amnistia, dhe duke e liruar përfundimisht më 22 shkurt 2019.

Në vendimin e gjykatës së Krujës, ku Enkelejda Hoxha e liroi me kusht dhe shërbim prove Hernand Bilali, ose siç njihet ndryshe, Hekuran Billën, thuhet se ai do të punësohej në një studio ligjore “Duka”. Kjo skemë, është e njëjtë me atë të Indrit Dokles. Fillimisht shorti për të ndjekur gjyqin e Billës i ra gjyqtares Engjëllushe Tahiri, por pala mbrojtëse e Billës kërkoi përjashtimin dhe gjyqin e mori në dorë Enkelejda Hoxha, e cila i dha lirinë me kusht, ndërsa prokurori Bujar Memai, nuk e apeloi këtë vendim. Sipas gjyqtares, kërkesa u pranua për shkak se prindërit e Billës ishin të vjetër dhe të vetmuar.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat tek komuna e parisit enkelejda hoxha hekuran billa atentat tek komuna e parisit enkelejda hoxha hekuran billa

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Qershor 2020, 09:29

TIRANË- Dosja.al publikon detaje të tjera lidhur me vrasjen e 40-vjeçarit, Hekuran Billa në zonën e Komunës së Parisit. Burime për Dosja.al bëjnë me...

Aktualitet 12 Qershor 2020, 08:33

BALLSH-Naftëtarët e Ballshit janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme. Ata kërkojnë rifillimin e punës që është ndërprerë prej 8 muajsh. Njëri prej tyre ës...