Aktualitet

Aksidenti fatal/ Nuk arriti të festonte 20-vjetorin, i riu shqiptar vdes në Itali

12 Qershor 2020, 08:41 Nga DOSJA
Aksidenti fatal/ Nuk arriti të festonte 20-vjetorin, i riu shqiptar vdes

ITALI– Një 19 -vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht orët e para të mëngjesit të 11 qershorit në Itali, si shkak i një aksidenti automobilistik.

Sipas mediave italiane është bërë me dije se i riu shqiptar, është identifikuar si  Diego Celkupa, i cili për 1 muaj do të festonte 20-vjetorin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Romë, teksa Celkupa ishte në drejtimin e një makine tip “Smart”, ai ka humbur kontrollin dhe është përplas me një mur rreth orës 2:45 të mëngjesit të 11 qershorit. Sipas asaj që shkruajnë mediat e vendit fqinj ende nuk është përcaktuar arsyeja që ka çuar në përplasjen dhe humbjen e kontrollit.

Aksidenti ishte teje i rëndë, saqë 19-vjeçari shqiptar ka mbetur i vdekur në vend. Mësohet se bashkë me Diegon ka në makinën e tij ndodhej edhe një nga miqtë e tij, i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sikurse shkruan edhe “Romatoday”, 19-vjeçari shqiptar  ishte shumë i njohur në zonë, prandaj lajmi për vdekjen e tij ka tronditur thellë komunitetin ku ai jetonte.

Historia e Diegos

Diego para aksidentit fatal së bashku me shokun e tij kishin shëtitur në sheshin para Koloseut dhe në sheshin “Piazza del Popolo”, ku më pas ishin  ishin ulur për të konsumuar ushqim tek McDonald’s.

Vëllai i Diegos, Besmir Celkupa, në vitin 2017 kishte kandiduar në komunën e Grottaferrata. Ata ishin teje të njohur në këtë zonë, prandaj shumë njerëz kanë shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale, duke u solidarizuar me vdekjen tragjike të Diegos.

Viktima iste një tifoz i Romës, sidomos i Franncesco Totti-t, por ai ëndërronte që të bëhej  parukier. Prandaj ai kishte ndjekur një shkollë në Marino, por  fatkeqësisht u nda nga jeta para kohe dhe nuk arriti ta përfundojë dot.

Burimi: Romatoday

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet diego celkupa vdes 19 vjecari ne itali diego celkupa vdes 19 vjecari ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Qershor 2020, 08:33

BALLSH-Naftëtarët e Ballshit janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme. Ata kërkojnë rifillimin e punës që është ndërprerë prej 8 muajsh. Njëri prej tyre ës...