Aktualitet

12 Qershor 2020, 08:33 Nga DOSJA

BALLSH-Naftëtarët e Ballshit janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme. Ata kërkojnë rifillimin e punës që është ndërprerë prej 8 muajsh. Njëri prej tyre është shprehur, se nuk janë të sigurtë për fatin e punës, ndërsa u ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe prefektit të Fierit, që të fillojë sa më shpejt aktiviteti në rafineri. Njëkohësisht ai ka kërkuar shlyerjen e borxheve të prapambetura, pasi familjet e tyre janë në skamje.

Familjet tona janë në skamje. Kemi vite që punojmë në rafineri. Kemi detyrime karshi familjeve. I bëjmë thiorrje kryeministrit, ministres balluku dhe prefektitit. Familjet tona janë pllakosur në broxhe mjerim, skamje. Një pjesë e kanë të pamundur ardhjen në protestë, për shkak të problemeve ekonomike”, u shpreh ai.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet naftëtarët e ballshit protesta e naftetarve naftëtarët e ballshit protesta e naftetarve

Sondazh

Poll