Aktualitet

U vra brenda makinës lukzoze, Hekuran Billa 5 ditë më parë erdhi nga Belgjika, autorët ndiqnin lëvizjet e tij

12 Qershor 2020, 08:29 Nga DOSJA
U vra brenda makinës lukzoze, Hekuran Billa 5 ditë më parë

Tiranë- Të tjera detaje kanë dalë nga ekzekutimi i Hekuran Billës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se viktima kishte 5 ditë që ishte kthyer nga Belgjika. Të njëjtat burime bëjnë me dije se autorët, të cilët ende nuk janë identifikuar e kishin ruajtur gjatë gjithë kohës viktimën,  derisa gjetën momentin e përshtatshëm për të ekzekutuar.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme pranë qendrës Kristal në Tiranë.  40-vjeçari u vra teksa po udhëtonte me makinën e tij, mjeti i llojit “BMW X6”.  Nuk dihe ende motivet për këtë ngjarje të rëndë, por bazuar në të shkuarën e 40-vjeçarit, dyshohet se një prej shkaqeve mund të jenë pazaret e drogës, ose vrasja që ka kryer para 12 vitesh. Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe në rrjetin e prostitucionit. Në vitin 2008 ai ka ekzekutuar me armë zjarri personin e identifikuar si Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet hekuran billa ekzekutohet hekuran billa

Sondazh

Poll