Aktualitet

Hekuran Billa u ekzekutua pak minuta para se të takonte motrën e tij, kjo e fundit punon tek “Qendra Kristal”

12 Qershor 2020, 09:05 Nga DOSJA
Hekuran Billa u ekzekutua pak minuta para se të takonte motrën e tij,

Tiranë- Dosja.al ka mësuar detaje të reja nga ekzekutimi i Hekuran Billës. Burimet bëjnë me dije se Billa ishte nisur për të takuar motrën e tij, e cila punonte në një dyqan tek “Qendra Kristal”.  Ky takim nuk u bë, pasi 40-vjeçari u vra pak minuta para se të takonte motrën e tij. Pas ekzekutimit është marrë në pyetje edhe motra e viktimës. Nuk dihet ende se çfarë ka deklauar në polici kjo e fundit.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme pranë qendrës Kristal në Tiranë.  40-vjeçari u vra teksa po udhëtonte me makinën e tij, mjeti i llojit “BMW X6”.  Nuk dihet ende motivet për këtë ngjarje të rëndë, por bazuar në të shkuarën e 40-vjeçarit, dyshohet se një prej shkaqeve mund të jenë pazaret e drogës, ose vrasja që ka kryer para 12 vitesh. Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe në rrjetin e prostitucionit. Në vitin 2008 ai ka ekzekutuar me armë zjarri personin e identifikuar si Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm. Por u lirua në Shqipëri nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet hekuran billa ekzekutohet hekuran billa

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Qershor 2020, 08:33

BALLSH-Naftëtarët e Ballshit janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme. Ata kërkojnë rifillimin e punës që është ndërprerë prej 8 muajsh. Njëri prej tyre ës...