Aktualitet

U ekzektua brenda supermjetit X6, flasin familjarët e Hekuran Billës, hedhin poshtë PISTËN: S’kishte frikë! E mbyllëm ha

12 Qershor 2020, 09:16 Nga DOSJA
U ekzektua brenda supermjetit X6, flasin familjarët e Hekuran Billës,

TIRANË– Kur kanë kaluar vetëm pak orë nga vrasja e 40-vjeçarit, Hekuran Billa, famijarët kanë folur për mediat duke sqaruar ngjarjen.

Sipas tyre, Billa nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim dhe lëvizte i vetëm pa asnjë shqetësim. Sipas tyre, i ndjeri jetonte në Belgjikë me një tjetër identitet dhe se ishte kthyer vetëm para pak ditësh.

“Nuk kishte makinë të blinduar. Nuk na ka shprehur shqetësime. Nuk kishte asnjë frikë dhe lëvizte i pashoqëruar. Kishte shkuar në Durrës për disa dokumenta makine. Me familjen Marku  i kemi mbyllur hasmëritë,”-janë shprehur familjarët. 

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme pranë qendrës Kristal në Tiranë.  40-vjeçari u vra teksa po udhëtonte me makinën e tij, mjeti i llojit “BMW X6”.  Nuk dihe ende motivet për këtë ngjarje të rëndë, por bazuar në të shkuarën e 40-vjeçarit, dyshohet se një prej shkaqeve mund të jenë pazaret e drogës, ose vrasja që ka kryer para 12 vitesh.

Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe në rrjetin e prostitucionit. Në vitin 2008 ai ka ekzekutuar me armë zjarri personin e identifikuar si Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat ne tirane ekzekutohet hekuran billa hekuran billa vrasje tek komuna e parisit atentat ne tirane ekzekutohet hekuran billa hekuran billa vrasje tek komuna e parisit

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Qershor 2020, 08:33

BALLSH-Naftëtarët e Ballshit janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme. Ata kërkojnë rifillimin e punës që është ndërprerë prej 8 muajsh. Njëri prej tyre ës...