Aktualitet

COVID-19/ 31 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, humb jetën 71-vjeçari nga Durrësi, virusi përhapet në 8 qytete

12 Qershor 2020, 09:02 Nga DOSJA
COVID-19/ 31 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, humb

Shqipëri- 31 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë orëve të fundit janë testuar 300 persona, por vetëm 31 prej tyre janë të prekur me COVID-19. Harta është zgjeruar me 8 raste në Tiranë, 6 në Pukë, 5 në Shkodër, 5 në Vlorë, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Elbasan, dhe 1 rast në Lushnje. Ndërkohë ka humbur jetën një 71 vjeçar nga Durrësi, i cili i shtruar prej më shumë se dy javësh në spitalin Infektiv. Kështu numri i viktimave ka shkuar në 36. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin sherbim 48 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive. Lajm i mirë është se gjatë orëve të fundit janë shëruar 33 qytetarë dhe numri total i personave që kanë fituar betejën me virusin është 1034.

Njoftimi i ministrisë:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 31 raste të reja dhe 33 të shëruar në 24 orët e fundit Një humbje jete në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët për respektimin e masave Dr. Eugena Tomini Insituti i Shëndetit Publik

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e fillon kominikimin e sotëm me një thirrje për ndërgjegjësim për të gjithë popullatën, të jemi më të kujdesshëm për shëndetin tonë dhe të afërmve tanë ndaj Covid19, të respektojmë distancimin fizik jo më pak se 1.5 m, aty ku nuk është e mundur të respektohet të përdoret maska mjekësore, të evitojmë grumbullimet masive, në ceremoni festive, mortore, fetare, të evitojmë kontaktet, dhënien e duarve dhe përqafimeve, të respektojmë higjenën respiratore, kollitje e teshtime të kryhen në këndin e brrylit dhe të gjitha masat duhet të kombinohen me higjienën e larjes së duarve. Është shumë e rëndësishme që në këtë luftë kundër Covid 19 të jemi të gjithë bashkë!! Kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP, hetimi dhe gjurmimi aktiv i rasteve në terren. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 300 testime për të dyshuar të prekur me Covid19 nga të cilat janë konfirmuar 31 raste pozitive, pjesa më e madhe kontakte familjare të rasteve të konfirmuara pozitivë, por ka disa raste të reja në proces hetimi në Elbasan, Vlorë, Shkodër dhe Tiranë. Shpërndarja e rasteve të reja është si vijon: 8 raste në Tiranë, 6 në Pukë, 5 në Shkodër, 5 në Vlorë, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Elbasan, dhe 1 rast në Lushnje. Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit numri i të shëruarve është më i lartë se ai i të prekurve nga Covid19. Janë shëruar 33 qytetarë. Por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, një pacient nuk e ka fituar dot betejën me Covid19. Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë në spitalin infektiv një pacient 71 vjeçar nga Durrësi, i shtruar prej më shumë se dy javësh. Aktualisht në spitalin infektiv po marrin sherbim 48 pacientë, prej tyre 7 janë në terapi intensive. Në vendin tonë janë aktualisht 346 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë ku ka transmetime komunitare. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton edhe njëherë për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e rregullave dhe për të mos e ulur vigjilencën në asnjë moment. Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (12 Qershor 2020)

Testime totale 19862

Raste pozitive 1416

Raste të shëruara 1034

Raste Aktive 346

Humbje jete 36 (Qarku Tiranë 21, Durrës 7, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 199

Shkodër 45

Krujë 32

Kamëz 23

Durrës 15

Pukë 7

Lushnje 6

Vlorë 6

Elbasan 3

Mat 2

Tropojë 2

Korçë 1

Librazhd 1

Mallakastër 1

Lezhë 1

Berat 1

Ura Vajgurore 1

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Qershor 2020, 08:33

BALLSH-Naftëtarët e Ballshit janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme. Ata kërkojnë rifillimin e punës që është ndërprerë prej 8 muajsh. Njëri prej tyre ës...