Aktualitet

SPAK mbyll dosjen për grabitjen e Rinasit, të arrestuarit njihen me akuzat

12 Qershor 2020, 09:17 Nga DOSJA
SPAK mbyll dosjen për grabitjen e Rinasit, të arrestuarit njihen me

TIRANË -Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për dosjen e grabitjes së Rinasit dhe pritet që të kalojë në Gjykatën e Posaçme. Mësohet se SPAK u ka komunikuar akuzat ta arrestuarve, ndërsa e ka cilësuar Admir Muratajn si kokën e grupit. Për Ragip Hajdinin ndërkohë është pushuar akuza, pasi ndërroi jetë ditën e martë në spitalin e Traumës.

Eldi dhe Klement Çala, Oltion Veseli, Elton pikli, Renaldo Sula dhe Alkon Bengasi janë marrë të pandehur nga Prokuroria e Posaçme. Ndërkohë Talo Çela dhe Aleks Pepa, të cilët janë dënuar në mungesë, vijojnë të jenë në kërkim. Gjykata e Posaçme tashmë do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim, akuza do të pushohet, apo dosja do të kthehet për rihetim.

Më 9 prill të vitit të kaluar 4 persona të maskuar grabitën 4.6 milion euro nga barku i avionit “Austrian Airlines”. Paratë i përkisnin bankave të nivelit të dytë dhe do të transferoheshin jashtë Shqipërisë. Autorët u futën nga hyrja e pasme e aeroportit me një furgon me mbshkrimin “Hetimi Tatimor”. Pas grabitjes, autorët u përleshën me policinë, ku mbeti i vrarë Admir Murataj, i cili cilësohet si koka e grupit.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Qershor 2020, 08:33

BALLSH-Naftëtarët e Ballshit janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme. Ata kërkojnë rifillimin e punës që është ndërprerë prej 8 muajsh. Njëri prej tyre ës...