Aktualitet

12 Qershor 2020, 09:29 Nga DOSJA

TIRANË- Dosja.al publikon detaje të tjera lidhur me vrasjen e 40-vjeçarit, Hekuran Billa në zonën e Komunës së Parisit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 40-vjeçari është ndjekur nga “killeri” i tij që nga zona e Kombinatit deri tek Komuna e Parisit, pranë një qëndre shumë të njohur tregtare, para së cilës ka ndodhur dhe vrasja. 

Mësohet se Billa ka shkuar tek “Komuna” për të marrë të motrën, por kishte ndaluar në mes të rrugës, pasi një tjetër makinë e kishte bllokuar duke parkuar “dysh”. Pikërisht aty ndodhej edhe vrasësi i tij, i cili doli nga makina me automatikun në dorë dhe e ekzektuoi duke e lënë të vdekur në vend.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme pranë qendrës Kristal në Tiranë.  40-vjeçari u vra teksa po udhëtonte me makinën e tij, mjeti i llojit “BMW X6”.  Nuk dihen ende motivet për këtë ngjarje të rëndë, por bazuar në të shkuarën e 40-vjeçarit, dyshohet se një prej shkaqeve mund të jenë pazaret e drogës, ose vrasja që ka kryer para 12 vitesh.

Hekuran Billa është i përfshirë në trafikun e drogës në Angli dhe në rrjetin e prostitucionit. Në vitin 2006 ai ka ekzekutuar me armë zjarri personin e identifikuar si Prel Marku, ngjarje për të cilën ishte dënuar me burg të përjetshëm.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat ne tirane ekzekutohet hekuran billa hekuran billa komuna e parisit vrasje tek komuna e parisit atentat ne tirane ekzekutohet hekuran billa hekuran billa komuna e parisit vrasje tek komuna e parisit

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Qershor 2020, 08:33

BALLSH-Naftëtarët e Ballshit janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme. Ata kërkojnë rifillimin e punës që është ndërprerë prej 8 muajsh. Njëri prej tyre ës...