Bota

Kryeministri italian përfundon në prokurori, familjet e viktimave të Covid-19 pretedojnë se autoritetet gabuan në menaxhi

11 Qershor 2020, 09:57 Nga DOSJA
Kryeministri italian përfundon në prokurori, familjet e viktimave

ITALI– Kryeministri italian, Giuseppe Conte, do të merret në pyetje si pjesë e një hetimi të drejtuar nga të afërmit e viktimave të Covid-19 sa u përket gabimeve që kanë bërë autoritetet që prej fillimit të pandemisë.

Prokurorët në Bergamo, provinca lombarde e goditur më së shumti nga virusi, do të marrin në pyetje edhe ministrin e shëndetësisë, Roberto Speranza dhe ministren e Brendshme, Luciana Lamorgese, lidhur me atë që po shihet si dështim i autoriteteve për të vënë në karantinë qytetet Alzano Lombardo dhe Nembro pas shpërthimit epidemik atje.

Masa erdhi pasi familjet e shqetësuara të viktimave të Covid-19, ditën e djeshme paraqitën 50 ankesat e para për prokurorët e Bergamos pasi ata nxitën një hetim mbi neglizhencën e mundshme kriminale nga autoritetet. Dosjet u mblodhën nga anëtarët e NOI Denunceremo (Ne denoncojmë), një grup I krijuar në rrjetin social Facebook.

“Ne nuk kemi identifikuar fajtorë në këto dosje, por folëm me prokurorin dhe sqaruam se qëllimi ynë kryesor është të zbulojmë të vërtetën. Ne nuk jemi të interesuar për dënime, thjesht duam të kuptojmë se çfarë ndodhi. Nëse e kuptojmë se çfarë ndodhi, ne mund të ndryshojmë një sistem që bëri gabime.”- ka thënë Luca Fusco, presidenti i NOI Denunceremo.

Deri më sot Bergamo ka regjistruar 13.600 persona të infektuar nga koronavirusi dhe mbi 3.000 viktima, sipas të dhënave zyrtare.

Kujtojmë se Italia është një ndër vendet që u godit më rëndë nga Covid-19 që prej fillimit të muajit mars.  Ndërsa deri më tani shteti fqinj numëron mbi 235 mijë të infektuar dhe nga koronavirusi dhe kanë vdekur të 34.114 që prej fillimit të shpërthimit.

Burimi: Theguardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota giuseppe conte koronavirusi ne itali giuseppe conte koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll