Bota

Mbi 7.4 milionë të infektuar në të gjithë globin, shtohet ndjeshëm numri viktimave nga Covid-19 në SHBA, Brazil dhe Spanj

11 Qershor 2020, 07:01 Nga DOSJA
Mbi 7.4 milionë të infektuar në të gjithë globin,

COVID-19 ende është një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 7,461,273 persona. Ndërkohë  419,072 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19  e kanë fituar 3,780,018 qytetarë.

Amerika është një nga vendet më të prekua. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 2,066,508 të infektuar dhe janë shënuar 115,137 vikitma. COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Indi. Shqetësuese është situata edhe në Meksikë ku numri i viktimave në këtë shtetet ka shkuar në 15.357. Gjithashtu edhe Brazili është në gjendje shumë të rënduar, pasi shifrat janë shumë të larta për çdo ditë.

Sa i përket Europës, në Itali janë shënuar 34,114 viktima dhe në Francë 29,319. Sakaq në spanjë  kanë humbur 27,136 qytetarë.

Ndërkohë  parë Organizata Botërore e Shëndetit u bëri thirrje shteteve të vazhdojnë përpjekjet për të luftuar pandeminë globale Covid-19. Drejtori i OBSH-së, Mike Ryan tha se numri i të infektuarve në Amerikën Qendrore vazhdon të rritet dhe kjo sipas tij është një situatë emergjente.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll