Bota

Thirrja e vëllait të George Floyd: Ndaloni dhimbjen. Dy javë pas vrasjes së 46-vjeçarit lirohet nga burgu një nga 4 polic

11 Qershor 2020, 09:34 Nga DOSJA
Thirrja e vëllait të George Floyd: Ndaloni dhimbjen. Dy javë pas

SHBA– George Floyd ka lënë shenjë në historinë e SHBA, pasi  për vdekjen e tij nga policët dhjetëra qytete e mijëra qytetarë janë ngritur në protesta masive kundër diskriminimit dhe dhunës ndaj njerëzve me ngjyrë.

46-vjeçari afrikano-amerikan u vra më 25 maj në qytetin Minneapolis nga oficeri i policisë, Derek Chauvin. Shkak për dhunën ndaj tij që përfundoi në vrasje u  bë pagesa me 20 dollarët e falsifikuara në një dyqan. Por ashtu sikurse ka deklaruar  dhe vet pronari izraelit i këtij dyqani, Floyd nuk e dinte se dollarët ishin të rremë.

Ndërkohë ditët e fundit në një ish koleg i Floyd ka deklaruar se polici e njihte më parë George sepse kishin punuar më  herët në të njëjtën lokal nate dhe që asokohe kishin pasur konflikte.

Dy javë pas vdekjes së Floyd, dhe vetëm  dy ditë nga funerali i tij, vëllai i 46-vjeçarit me ngjyrë ka bërë thirrje që dhuna dhe dhimbja të ndalohet.

Për vdekjen e Floyd sëbashku me Derek Chauvin janë arrestuar edhe 3 policë të tjerë që kanë ndihmuar në vrasjen e tij, Tou Thao, J. Alexander Kueng, Thomas Lane të cilët rrezikonin nga 5 vjet burg. Ndërkohë Thomas Lane pasditen e djeshme është liruar nga burgu me kusht, pasi kishte paguar 750 mijë dollarë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota derek chauvin minneapolis thomas lane vrasja e george floyd derek chauvin minneapolis thomas lane vrasja e george floyd

Sondazh

Poll