Bota

Brazili nuk gjen “shpëtim”/  Vdesin 1.274 pacientë me koronavirus në 24 orët e fundit

11 Qershor 2020, 07:42 Nga DOSJA
Brazili nuk gjen “shpëtim”/  Vdesin 1.274 pacientë me

BRAZIL– Brazili është një ndër shtetet e prekura nga koronavirusi që nuk po gjen më qetësi. Ditë pas dite atje regjistrohen memijëra të infektuar nga virusi, si dhe mbi1 mijë viktima brenda një dite.

Në 24 orët e fundit Brazili ka regjistruar të paktën 1.274 viktima sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, duke e çuar numrin e të vdekurëve në 39.680, ndërkohë po në 24 orët e fundit janë infektuar 32.913 raste të reja.

Me bilancin ditor numri i përgjithshëm i rasteve të  personave me Covid-19 ka shkuar në 772.416.  Lajmi i mirë është se në Brazil janë   shëruar plotësisht  325.395 pacientë.

Brazili me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorë është vendi i dytë në botë pas SHBA-së sa i përket numrit të rasteve me Covid-19.

Burimi: Theguadian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne brazil koronavirusi ne brazil

Sondazh

Poll