Bota

“Dialogut Kosovë- Serbi duhet t’i themi mjaft” Avdullah Hoti jep paralajmrimin: Marrëveshjen mund ta mbyllim për 3 muaj

10 Qershor 2020, 21:08 Nga DOSJA
“Dialogut Kosovë- Serbi duhet t’i themi mjaft” Avdullah

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ditën e sotme ka thënë se se dialogu me Serbinë ka arritur në pikën ku asaj i duhet thënë “mjaft”, pasi dialogu mes dy vendeve duhet të përfundojë me një njohje reciproke.

“Perceptimi im është se kemi dialoguar nga viti 2011 dhe tani jemi në një situatë specifike dhe ngadalë po shkohet në pikën kur me mbështetjen e ndërkombëtareve ku mund t’i thuhet Serbisë mjaft është mjaft dhe dialogu të përfundojë me njohje reciproke. Me vendimin për reciprocitetin e kemi vendosur Kosovën në pozitë më të favorshme në dialog dhe ndaj partnerëve tanë”, tha Hoti .

Po ashtu, kryeministri aktual i Kosovës është shprehur se ndërkombëtarët e kanë këshilluar të heq barrierat, duke paralajmruar  se marrëveshja me Serbinë mund të ndodh brenda 3 muajsh.

“Këshilla e miqve ndërkombëtar ka qenë të hiqen barrierat për dialogun për një kohë të arsyeshme. Ne e kemi marrë këtë hap për t’i dhënë shancë dialogut dhe nëse brenda një afati të arsyeshëm, që mund të themi është çështje javësh ose muajsh, mund të kthehet reciprociteti”, tha Avdullah Hoti.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti avdullah hoti

Sondazh

Poll