Bota

“George kërkoi ndihmë por u injorua”, Vëllai i Floydit: Ndalojeni dhimbjen, dëgjojeni thirrjen e familjes tonë dhe gjit

11 Qershor 2020, 08:07 Nga DOSJA
“George kërkoi ndihmë por u injorua”, Vëllai i

SHBA– 25 maji do të kujtohet gjatë për Amerikën e veçanërisht për afrikano-amerikanët , ditë në cilën polici amerikan vrau 46-vjeçarin me ngjyrë,  George Floyd. Para dy ditësh me 9 qershor u mbajt edhe funerali i Floyd, i cili u përcoll për në banesën e fundit 2 javë pas vdekjes, kohë në të cilën u mbajtën protesta masive për vrasjen e tij.

Ndërkohë një nga vëllezërit e George Floyd, që u vra nga policia në Mineapolis të Shteteve të Bashkuara, kërkoi nga Kongresi amerikan që të ndalojë dhimbjen e njerëzve me ngjyrë, të shkaktuar nga dhuna e policisë.

Ditën e djeshme, Philonise Floyd foli para Komitetit për Drejtësi të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, duke thënë se ai kërkon të “ndalojë dhimbjen”.

“Jam këtu për t’ju kërkuar që ta ndaloni. Ndaloni dhimbjen. George ka kërkuar ndihmë dhe është injoruar. Ju lutem dëgjojeni thirrjen që po e bëj tani, thirrjen e familjes sonë dhe thirrjet nga rrugët e botës.” – u shpreh Philonise Floyd.

Gjithashtu këtë javë edhe kryetari i Komitetit për Drejtësi i Dhomës së Përfaqësuesve, Jerrold Nadler, u shpreh se përveç rastit të Floyd, e vërteta e shëmtuar është se ka të tjerë të panumërt për të cilët nuk dëgjojmë kurrë.

“Ky është një problem sistematik që kërkon një zgjidhje gjithëpërfshirëse.”- deklaroi ai.

Kujtojmë se videoja që tregonte momentin kur polici i mori jetën Floyd u bë shumë virale. Vrasja e George Floyd do të mbahet mend gjatë  jo vetëm për ameikanët, por për mbarë botën. Ai u vra brarbarisht dhe humbi jetën me kokën për betoni të shtypur nga gjunjët e policit amerikanë. Prej dy javësh me miliona qytetarë kanë mbushur rrugët e qyteteve në SHBA për të protestuar për vrasjen e tij. Ndërsa dy ditë më parë është mbajtur edhe funerali për afrikano-amerikanin, ku miq, familjarë e mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në përcjelljen e tij drejt banesës së fundit.  Dje u mësua se polici, kishte pasur konflikt të hershëm me Floyd, ndërsa tashmë është nën pranga dhe rrezikon 25 vjet burg.

Burimi: abc

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota george floyd philonise floyd vrasja e george floyd george floyd philonise floyd vrasja e george floyd

Sondazh

Poll