Bota

Shkon mbi 2 milionë numri i rasteve me Covid-19 në SHBA

11 Qershor 2020, 07:22 Nga DOSJA
Shkon mbi 2 milionë numri i rasteve me Covid-19 në SHBA

SHBA– Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në botë.  Atje çdo ditë e më tepër shënohen shifra të larta si për rastet e reja me Covid-19 edhe tek numri i viktimave brenda 24 orëve.

Deri  më sot numri i rasteve të pacientëve të infektuar ka shkuar në  mbi  2  milionë.  Ndërkohë numërohen 115 mijë viktima që prej fillimit të shpërthimit.  Ndërkohë eksperti kryesor amerikan i sëmundjeve infektive, Dr. Anthony Fauci tha një ditë më parë se pandemia Covid-19 do ende shumë kohë për t’u zhdukur.

Ndërkohë kujtojmë se pavarësisht virusit, në mbarë SHBA janë  mbajtur protesta masive pas vdekjes së George Floyd, ç’ka tregon së mund të ketë ndikuar negativisht në përhapjen e virusit.

Mediat e huaja shkruajnë se në SHBA, rastet po shtohen në 21 shtete, por pavarësisht se Nju Jorku, ishte vendi i parë i goditur më rëndë, tashmë edhe vende të tjera po  preken shumë nga  koronavirusi.

Protestat masive pa distancim fizik pas vdekjes më 25 maj të afrikano-amerikanit George Floyd në duart e policisë në Minesota, mund të sjellin një rritje tjetër të ndjeshme në javët në vazhdim. Zyrtarët e Shëndesisë po u bëjnë thirrje personave që morën pjesë në protestat masive për drejtësi sociale të testohen.

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dr. anthony fauci koronavirusi ne shba dr. anthony fauci koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll