Bota

Pagoi 750 mijë dollarë, polici që u përfshi në vrasjen e George Floyd lirohet nga burgu

11 Qershor 2020, 08:24 Nga DOSJA
Pagoi 750 mijë dollarë, polici që u përfshi në vrasjen

SHBA– Një prej katër  oficerëve të policisë së Minneapolis, Thomas Lane, që përfunduan nën pranga për vrasjen e George Floyd është lënë i lirë nga burgu,  me kusht mbasditen e së djeshmes.

Lane ka paguar 750,000 dollarë për të fituar lirinë, ka bërë me dije një përfaqësues i poicisë në SHBA. Ai është lënë i lirë pas orës katër të pasdites ,nga burgu i Qarkut Hennepin, ndërkohë që të dhënat tregojnë ka qëndruar shtatë ditësh prapa hekurave.

37-vjeçari Lane,  është një nga tre oficerët e arrestuar në 3 qershor dhe akuzohet në vdekjen e Floyd, i cili vdiq si shkak i dhunës së ushtruar nga policia e Minneapolis në 25 maj. Ai akuzohet për ndihmë në vrasjen e shkallës së dytë.

Akuzat kundër Lane pretendojnë se ai “me dashje ka ndihmuar, këshilluar” me Chauvin dhe oficerët e tjerë në vdekjen e një qenie njerëzore, George Floyd.

Dy oficerët e tjerë që përballen me të njëjtat akuza si Lane,  J. Alexander Kueng, 26 vjeç dhe Tou Tao, 34 vjeç, mbeten në paraburgim në burgun e Qarkut Hennepin.

Një javë më parë kujtojmë se mediat e huaja raportuan se tre oficerët ,Tou Thao, Thomas Lane dhe J. Alexander Kueng u arrestuan dhe rrezikonin nga 5 vjet burg, për shkak se ndihmuan policin Derek Chauvin në vrasjen e George Floyd.

Burimi: abc

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota thomas lane vrasja e george floyd thomas lane vrasja e george floyd

Sondazh

Poll