Aktualitet

Defekt në nënstacionin elektrik, Memaliaj mbetet pa drita

10 Qershor 2020, 20:35 Nga DOSJA
Defekt në nënstacionin elektrik, Memaliaj mbetet pa drita

MEMALIAJ– Një defekt teknik në nënstacionin elektrik ka bërë që Memaliaj dhe fshatrat përreth të mbeten pa energji elektrike.

Dosja.al mëson se se grupet e OSHEE-së kanë mbërritur në kabinën ku është krijuar defekti dhe po punojnë për ta sistemuar.

Në këtë mënyrë, do të mund të rikthehet energjia elektrike në vend. Defekti mësohet se ka ndodhur para tre orësh dhe shkak mësohet të jetë bërë një linjë e ekspozuar. 

Linja në fjalë ka qenë e paizoluar dhe është goditur nga rrufeja. Për pasojë është ndërprerë energjia elektrike, por pritet që pas punimeve t’i rikthehet normalitetit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet memaliaj memaliaj pa drita memaliaj memaliaj pa drita

Sondazh

Poll