Aktualitet

Neritan Cekës nuk i del e keqja me Sgarbin: Bylisi është grek? S’u ndje për teatrin italian dhe na tregon arat me Greqinë

10 Qershor 2020, 20:32 Nga DOSJA
Neritan Cekës nuk i del e keqja me Sgarbin: Bylisi është grek?

TIRANË- Arkeologu, Neritan Ceka, ka reaguar sërish sot për deklaratën e kritikut italian Vittorio Sgarbi, se Bylisi është një qytet greke. Në një intervistë në Rtv Ora, Ceka u shpreh se kjo është një fantazi që tregon për boshllëqe të mëdha në kulturën e tij.

“Përgjigjen më të mirë ja ka dhënë një studente, që Bylisi dhe Iliria kurrë nuk kanë qenë të pushtuar nga Greqia. Kështu që teza e Sgarbit që Bylisi dhe teatri i tij është ndërtuar në kohën e pushtimit grek të Ilirisë është një fantazi që tregon për boshllëqe të mëdha në kulturën e vetë atij.

Ky argument është bërë “mish për qentë”, është kapur menjëherë nga nacionalistë grekë të cilët kanë botuar harta ku e fusin dhe Bylisin si pjesë e Vorio Epirit. Arkeologjia nuk merret me këto gjëra“, u shpreh Ceka.

Ditët e fundit Sgarbi ka vizituar të gjithë jugun e Shqipërisë, por ai nuk hezitoi ta quante  Bylisin, një qytet grek e jo shqiptar. Për këtë shkak, ka pasur një sërë reagimesh nga gazetarë dhe historianë shqiptarë, të cilët kanë kritikuar ashpër italianin. Por ai në një tjetër deklaratë tha se kur ka thënë qytet grek, i është referuar arkitekturës dhe jo territorit. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet neritan ceka vittorio sgarbi neritan ceka vittorio sgarbi

Sondazh

Poll