Aktualitet

Kapen me 12 kg drogë dhe 70 mijë euro, arrestohen vëllezërit shqiptarë në Itali, rrezikojnë dënimin me 10 vite burg

10 Qershor 2020, 18:45 Nga DOSJA
Kapen me 12 kg drogë dhe 70 mijë euro, arrestohen vëllezërit

ITALI– Pas përfundimit të një operacioni antidrogë i koduar ‘Market Motta’, në Itali janë arrestuar  dy vëllezër me origjinë shqiptare pasi policia italiane ka gjetur në shtëpinë e tyre  një sasi prej 12 kg kokainë e paketuar në pako dhe rreth 70 mijë euro në kartëmonedha. Mësohet se shtetasit shqiptar janë A.V, 32- vjeç  dhe A.V, 30 vjeç janë të dyshuar si korrierë, zakonisht të pranishëm në territorin e Apuanit.

Hetimet të drejtuara drejtuar nga prokurori publik i Massa nisën që në janar të këtij viti ku dhe disa persona të tjerë janë arrestuar. Hetimet zbuluan se furnizimet vinin nga krahina e Pizës.

Policia shkoi në gjurmët e shqiptarëve   pas dorëzimit të një shume parash nga një blerës i një pjese të dërgesave të drogës. Në shtëpi u sekuestruan edhe materiale të tjera, ndërsa vlera e drogës është rreth 1 milion e 200 mijë euro.

Dy vëllezërit shqiptarë, me precedentë të mëparshëm, banojnë rregullisht në Itali, ndërsa gjukata ka thënë se secili do të dënohet me 10 vite burg.

Aktiviteti i kryer konfirmon se si organizatat kriminale, edhe në periudhën e emergjencës Covid, ishin në gjendje të konsolidonin rrjetet e shpërndarjes së drogës duke ruajtur kapacitetet e tyre.

Burimi: lagazzettadimassaecarrara.it

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptaret ne itali shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll