Aktualitet

Sërish Fushë Kruja në lojë! Zbardhen PISTAT ku po hetohet për atentatin ndaj Ardian Çapjas, konflikti jashtë Shqipërisë

10 Qershor 2020, 18:12 Nga DOSJA
Sërish Fushë Kruja në lojë! Zbardhen PISTAT ku po hetohet

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me pistaty ku është fokusuar grupi hetimor pas atentatit ndaj Ardian Çapjas.

Burimet nga grupi hetimor, bëjnë me dije për Dosja.al, se ata janë përqëndruar tek konfliktet që Çapja ka pasur me ‘rivalët’ në Elbasan, që banojnë në periferi të këtij qyteti.

Konkretisht, bëhet me dije se kanë nisur verifikimet për një person nga Fushë Kruja dhe për dy të tjerë nga Elbasani, pas dhënë më tepër detaje. Kjo pistë, fut sërish në lojë Fushë Krujën, një nga ‘këndet’ e trekëndëshit të Bermudës, që përmendet sa herë që bëhet fjalë për ngjarje të kronikës së zezë.

Një tjetër pistë ku po hetohet është jashtë kufirit të Shqipërisë. Dyshohet se konfliktet që kanë sjellë dhe atentatin mund të kenë nisur disa muaj më parë jashtë Shqipërisë, ku Çapja është përfshirë në një konflikt.

Ndërkohë Ardian Çapja ka lënë sot spitalin e Traumës, 48 orë pasi u qëllua me snajper në oborrin e shtëpisë së tij në Elbasan. Megjithatë ai nuk e ka pranuar për asnjë moment se ndaj tij nuk ka pasur asnjë atentat dhe se plaga i është shkaktuar pasi ai ra mbi një shufër hekuri. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian capja plagoset ardian capja ardian capja plagoset ardian capja

Sondazh

Poll