Aktualitet

Artan Hoxha për atentatin në Mamurras: Objektivi ishte Bujar Lika, Paulini vdiq sepse qëlloi i pari ndaj autorit, ja pse i ki

10 Qershor 2020, 20:02 Nga DOSJA
Artan Hoxha për atentatin në Mamurras: Objektivi ishte Bujar Lika,

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka sjellë në vëmendje disa detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur në Mamurras, ku mbetën të vdekur dy biznesmenët, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji 9Markaj).

I ftuar në “Byro Politike”, Hoxha tha se objektivi ishte Bujar Lika, por që biznesmeni Paulin Gjergji (Markaj), vdiq pasi iu përgjigj i pari me plumb autorit.

Për pasojë, sipas gazetarit, autori është shtrirë dhe ka mbushur me plumba, nga mesi e poshtë biznesmenin Markaj.

Në rastin e Mamurrasit, autorët ishin katër. Nuk goditën fëmijët e viktimës, por i neutralizuan ata. Nuk është i pari autori që qëllon mbi viktimat. Është një nga viktimat, Paulini, që ka qëlluar autorët. Prandaj ka dhe njollë gjaku të autorit në vendin e ngjarjes. Për pasojë, autori është shtrirë dhe ka bombarduar Paulin Markajn. Prandaj ky i fundit, i kishte plumbat nga mesi e poshtë. Por objektivi ka qenë Bujar Lika. Që t’i afrohemi filmit, është e njëjta situatë, por nuk po ndodh në vitet ’30 si të Chicago, por në shekullin 21 në Shqipëri,”– tha Hoxha.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 maj, kur 7 atentatorët, mes tyre Kreshnik Tusha, të veshur si efektivë polici mbërritën në sheshin e një hoteli “AA”, në autostradën Laç-Mamurras, ku ndodheshin viktimat dhe i gjuajtën me armë. Për pasojë, ndërroi jetë në vendngjarje, Bujar (Hasani) Lika, 37 vjeç dhe u plagosën Paulin Gjergji, 53 vjeç dhe Kreshnik Tusha 21 vjeç. Gjergji u transportua në spitalin e Traumës ku vdiq si pasojë e plagëve të marra, ndërsa Tusha shpëtoi pavarësisht plagës së marrë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha bujar lika paulin gjergji markaj artan hoxha bujar lika paulin gjergji markaj

Sondazh

Poll