Aktualitet

Artan Hoxha ‘tremb’ BOSS-ët e vjetër të krimit: Po rrëzohen nga froni, grupe të rinj e agresivë për riformatojnë ter

10 Qershor 2020, 19:55 Nga DOSJA
Artan Hoxha ‘tremb’ BOSS-ët e vjetër të krimit: Po

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha është shprehur se në Elbasan dhe në qytete të tjera të Shqipërisë po ngrihen grupe të reja kriminale që po riformatojnë territorin.

I ftuar në studion e ‘Byro Politike”, Hoxha tha se bosët e vjetër të krimit po rrëzohen nga froni dhe në vendin e tyre po vihen disa të rinj, të egër, të pasur dhe agresive.

Teksa fliste për atentatin ndaj Ardian Çapjas, Artan Hoxha tha se vetëm Elbasani ka katër grupe të fuqishme e agresive, por që duhet të kuptojnë se nëkëtë lloj tregu agresiviteti të shkurton jetën. 

Prokuroria ka pistat e tyre mbi ngjarjen. Dyshimi i fortë është që atentati të jetë një kooperim nga disa grupe, që kanë gjetur ekzekutorët. Ekzekutorët nuk janë domosdoshmërisht nga Elbasani.

Ngjarjet e fundit që kanë ndodhur janë pasoja e përplasjeve ndër vite. Po bëhet një reformë në territor. Po rrëzohen nga drejtimi, disa BOSS-ë të vjetër dhe po ngrihen disa grupe të rinj. Janë të pasur dhe me mbështejte të forta politike, por dhe shumë agresivë. Kanë shumë uri dhe janë shumë të pasur. Por nuk e kuptojnë që agresiviteti të shkurton jetën dhe nuk ta zgjat sepse tërheq vëmendjen e publikut. Dhe nuk asgjësohen dot kollaj nga Policia e Shtetit. Ata nuk shqetësohen edhe kur bien në pranga, sepse i liron prokurori dhe gjykatësi.

Në Elbasan ka katër grup shumë të fuqizuar që janë të aftë të bëjnë atentate të tilla me një kosto kaq të madhe. Njerëzit thonë që ose nuk e goditi…ishte çështje fati,”- tha Hoxha. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha artan hoxha

Sondazh

Poll