Aktualitet

OPDAT dhe EURALIUS refuzuan të përgjigjeshin, KLGJ fut në rendin e ditës çështjen e Dvoranit

10 Qershor 2020, 18:05 Nga DOSJA
OPDAT dhe EURALIUS refuzuan të përgjigjeshin, KLGJ fut në rendin

TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor pasi refuzimit të EURALIUS dhe OPDAT për të dhënë një opinion ka vendosur që të rishqyrtojë sërish çështjen e mandatit të Ardian Dvoranit. Dosja.al mëson se çështja e kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është në rendin e ditës në mbledhjen e radhës, që do të zhvillohen nesër.

Vijimi i shqyrtimit të çështjes në lidhje me problematikën e adresuar nga Presidenti i Republikës me Shkresën nr.1117/2 prot., datë 10.04.2020, lidhur me qëndrimin e mëtejshëm në detyrë të z.Ardian Dvorani si anëtar i Gjykatës së Lartë”, thuhet në dokumentin e rendit të ditës.

Sot paradite EURALIUS dhe OPDAT, i kanë kthyer përgjigje Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe kanë refuzuar të japin opinion në lidhje me mandatin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, me argumentin se është jashtë kompetencave të tyre. “Në nuk japim opinione për cështje individuale, pasi kjo është një përgjegjësi ekskluzive e Këshillit”, shkruhet në përgjigjen e tyre.

Përgjigja vjen pasi KLGJ iu kërkoi mendim ndërkombëtarëve për çështjen e Ardian Dvoranit, pasi Presidenti Ilir Meta me dokumente zyrtare kërkonte që ky institucion të shprehej për mbarimin e mandatit të këtij gjyqtari. Sipas Metës, Ardian Dvoranit i ka mbaruar mandati dhe ky post duhet të marret nga një tjetër person.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardian dvorani keshilli i larte gjyqesor mandati i dvoranit ardian dvorani keshilli i larte gjyqesor mandati i dvoranit

Sondazh

Poll