Aktualitet

Reshjet e shiut bllokuan rrugën Librazhd-Elbasan, ARRSH: Ranë dhe gurë, kalohet vetëm në njërën korsi

10 Qershor 2020, 18:34 Nga DOSJA
Reshjet e shiut bllokuan rrugën Librazhd-Elbasan, ARRSH: Ranë dhe

TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë me dije se është larguar një pjesë e gurëve në urën e Murrashit dhe se rruga Librazhd- Elbasan është e kalueshme vetëm nga njëra korsi. 

Disa orë pas reshjeve të shumta shiu, ARRSH-ja përmes një njoftimi në rrjetet sociale, shkruan se në këtë rrugë ka pasur reshje me intensitet shumë të lartë dhe kanë rënë gurë. 

“Ka pasur reshje shiu me intesitet shumë të lartë në në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, për pasojë pati dhe rënië gurësh në trup të rrugës. Kompania e mirëmbajtjes është ndodhur menjëherë në terren dhe po punohet në gjithë gjatësinë pranë Murashit me fadroma dhe punëtorë. Rruga është bërë e kalueshme vetëm në 1 korsi,“- shkruhet krah fotos së publikuar nga ARRSH-ja. 

Pasditja e sotme, pas shirave ka sjellë përmbytje në Elbasan, Librazhd, Korçë dhe Berat. Dosja.al solli edhe video ku shihet se si këto qytete janë të zhyrtura nën ujë. Dëme të mëdha ka pasur në tokat bujqësore, rrugë dhe disa shtëpi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni i arrsh-së permbytje ne shqiperi aksioni i arrsh-së permbytje ne shqiperi

Sondazh

Poll