Aktualitet

Covid-19/ Infektohen 3 punonjës të FSDKSh-së, mes tyre nje mjek, institucioni boshatise dhe dezinfektohet i tëri

10 Qershor 2020, 17:39 Nga DOSJA
Covid-19/ Infektohen 3 punonjës të FSDKSh-së, mes tyre nje mjek,

TIRANË– 3 punonjës të urgjencës qendrore raportohet të jenë të infektuar me Covid-19. Mësohet se mes të infektuarve është edhe një mjek, punonjës në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Ndërkohë, bëhet me dije se pas raportimit të shtimit të infektimeve, godina e FSDKSH-së është boshatisur e gjitha.

Gjithashtu mësohet se institucioni është dezinfektuar i tëri dhe ka nisur të bëhet hetimi epidemiologjik. 

Gjatë 24 orëve të fundit janë shtruar 15 persona në spital. Ditët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve në vend. Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se situata është shqetësuese, për shkak se njerëzit nuk respektojnë masat për COVID-19.

Sot u konfirmuan 42 raste të reja me COVID-19, ndërkohë që numri i të infektuarve në total, ka shkuar në 1341. Harta është zgjeruar me 21 raste në Tiranë, 9 në Shkodër, 4 në Durrës, 3 në Krujë, 2 në Lushnje, dhe nga 1 rast në Pukë, Berat dhe Ura Vajgurore. Mes të infektuarve 5 janë personel shëndetësor.

Ministria nënvizoi sot se është rritur edhe numri i pacientëve që marrin mjekim në spital. Së fundmi janë shtruar 9 persona tek Infektivi, duke e çuar në 46 numri e të shtruarve.  Sakaq numri i të shëruarve ka shkuar në 980.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 3 te infektuar tek fsdksh koronavirusi ne shqiperi 3 te infektuar tek fsdksh koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll