Aktualitet

“Të shkarkohet”/ Komisioneri Publik ankimon vendimin për Anton Martinin, kandidat për prokuror në SPAK

10 Qershor 2020, 17:18 Nga DOSJA
“Të shkarkohet”/ Komisioneri Publik ankimon vendimin për

TIRANË– Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin e Antin Martinit nga detyra, i cili është kandidat për Prokuror në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se Komisioneri Publik vlerëson se Martini nuk është i besueshëm në detyrë për rikonfirmim.

Komisioneri Publik shton se kërkon që Martini të shkarkohet dhe të rrëzohet vendimi i marrë nga shkalla e parë e Vettingut, pë rikonfirmin e tij në detyrë. 

Njoftimi i plotë 

33. Nisur nga parashikimi i nenit 179/b, pika 5, të Kushtetutës dhe aneksit të Kushtetutës, konsiderojmë se, ndryshe nga sa disponon Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për kriteret e rivlerësimit, duke marrë për bazë gjendjen e fakteve dhe provave në rastin konkret dhe të ligjit të zbatueshëm, Komisioneri Publik ndan gjykim të kundërt, pasi vlerëson se subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë; 34. Duke ritheksuar se Komisioneri Publik ka detyrimin që të ushtrojë kontroll mbi vendimet e dhëna nga Komisioni, me qëllim që të garantojë mbrojtjen e interesit publik në procesin e rivlerësimit, duke vlerësuar në qoftë se vendimmarrja e Komisionit për konfirmimin ose shkarkimin e subjektit, ose ndërprerjen e procesit të rivlerësimit është marrë në përputhje me ligjin, në përfundim të një hetimi të plotë, mbështetur në faktet dhe provat e administruara për këtë qëllim;

36. Komisioneri Publik kërkon, në zbatim të nenit 66, pika 1, germa “b”, të ligjit nr. 84/2016, në përfundim të shqyrtimit të çështjes në seancë publike, të vendosë:

– Ndryshimin e vendimit nr. 231, datë 29.1.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Anton Martini.

Prokurori Anton Martini, i cili pret t’i bashkohet Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Ai doli dy herë para KPK-së për t’u hetuar në tre shtyllat e Vettingut, pasi në emër të tij ishte depozituar një denoncim lidhur me punën dhe e pa problem sprovën. 

Sipas denoncuesit, hetuesi Martini gjatë kohës që ka qenë drejtues i komanduar në Shkodër i ka hequr dosjet disa prokurorëve për t’ua kaluar disa të tjerëve. Ndërsa vetë prokurori në mbrojte të tij risolli faktin se dosjet hidhen me short dhe se asnjëherë ndaj tij nuk ka pasur ankesa apo kundërshti për ndryshimet e bëra.

Martini ishte pjesë e Krimeve të Rënda por pas shkrirjes së institucionit, ai ka aplikuar që të jetë pjesë e SPAK. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anton martini komisioneri publik kerkon shkarkimin e martinit anton martini komisioneri publik kerkon shkarkimin e martinit

Sondazh

Poll